Samiri kritikon bashkëlojtarët

29.03.2013 (komentet: 0)

Pas humbjes së papritur nga RTV 21, basketbollisti i Pejës, Samir Shaptahoviç, ka kritikuar bashkëlojtarët.

Sipas tij, lojtarët pejanë nuk duhet ta festojnë titullin para kohe sepse mund të ndëshkohen në fund duke e humbur vendin e parë në tabelë.

“Lojtarët e Pejës kanë filluar të festojnë titullin para kohe dhe kjo gjë mund të na kushtojë në fund, duhet të luajmë me kujdes dhe të jemi sa më të fort në mbrojtje dhe ta mbrojmë vendin e parë aty ku jemi”, ka thënë Shaptahoviç pas ndeshjes.

Peja mbetet lider i BKT Superligës me 42 pikë të tubuara, e ndjekur nga Sigal Prishtina që ka 39 pikë.

Pikërisht këto dy skuadra do të përballen të dielën në Prishtinë, në derbin e xhiros së 23-të të BKT Superligës.

Kthehu mbrapa

Shto koment