Sahin e Yilmaz zbresin në Kosovë

18.05.2014 (komentet: 0)

Tani është zyrtare, yjet e futbollit evropian si Nuri Sahin e Burak Yilmaz do t’i shohim javën e ardhshme në Kosovë. Federata e Futbollit të Turqisë ka zbuluar listën zyrtare të futbollistëve të ftuar për miqësoret e radhës që kjo përfaqësuese do t’i zhvillojë ndërmjet datave 21 maj dhe 3 qershor, ku ndeshjen e parë prej të katërtave në total, do ta luajë kundër Kosovës.

Përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, në listën prej 26 futbollistëve ka vendosur t’i përfshijë të gjithë yjet. Futbollistët më të njohur prej përzgjedhjes turke janë Nuri Sahin, aktualisht futbollist i Borussia Dortmund por që vitin e kaluar luajti edhe për Real Madridin e Liverpoolin dhe Burak Yilmaz, sulmues i Galatasarayt që po kërkohet nga klube me nam në Evropë.

Njëri ndër yjet tjerë të grumbulluar nga Turqia është edhe mesfushori i Atletico Madridit, Arda Turan. Përkundër këtij fakti, ai s’do të jetë në gjendje të vijë në vendin tonë për të luajtur kundër Kosovës. Kjo për shkak se ai javën e ardhshme (të shtunën) e zhvillon ndeshjen e karrierës, ku pritet të paraqitet në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Realit të Madridit. /Tribuna/Telegraf/ 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment