Sadiku i kërkon FIFA-s që të luajë për Kosovën dhe Shqipërinë

02.05.2014 (komentet: 0)

Derisa shumë lojtarë e kanë të vështirë të vendosin për t’i thënë ‘po’ njërës prej dy përfaqësueseve shqiptare, Loret Sadiku i do që të dyja. Mbrojtësi prishtinas po kërkon që të luajë edhe në miqësoret e Përfaqësues së Kosovës, e edhe në ndeshjet zyrtare të Kombëtares së Shqipërisë. Ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë sepse FIFA nuk ia lejon atë.

Sadiku i kërkon FIFA-s që të luajë për Kosovën dhe Shqipërinë

Por, duke dashur t’i djersitë dy fanellat e kombit shqiptar, ai ka dërguar një kërkesë në institucionin më të madh të futbollit botëror, duke treguar për situatën e tij dhe dëshirën që të luajë në miqësoret e Kosovës dhe ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë, deri në momentin kur Kosova të pranohet me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

Këtë e konfirmoi për gazetën Arena një burim i afërt me futbollistin, duke shtuar se kërkesa drejt FIFA-s është ‘nisur’ javën e kaluar. Ndryshe, Sadiku deri më tani është grumbulluar nga një herë për secilën përfaqësuese. Ai luajti në ndeshjen historike miqësore të Kosovës kundër Haitit, duke magjepsur me paraqitjen e tij, ndërsa është ftuar përsëri nga përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment