Rooney: Vetëm Ronaldo është më i mirë se Suarez

09.05.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, pranon se është impresionuar nga loja e Luis Suarezit këtë sezon.

Futbollisti i Liverpoolit është golashënuesi më i mirë në Ligën Premier dhe u shpall Futbollisti më i mirë i vitit në Kampionatin anglez.

Rooney thotë se uruguaiani tash është futbollisti i dytë më i mirë në botë, pas Cristiano Ronaldos.

I pyetur se kush është lojtari më i mirë në botë aktualisht, anglezi është përgjigjur: “Cristiano Ronaldo dhe ndoshta shumë pranë tij, i dyti është Luis Suarez”.

Ronaldo dhe Suarez njëherësh janë në garë për golashënuesin më të mirë në Evropë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment