Ronaldo lë pa shpresa Barçën

11.03.2012 (komentet: 0)

Real Madridi e ka shënuar fitoren e 11-të radhazi, e cila ishte më e vështirë se sa që është pritur, pasi Betisi bëri rezistencë në një takim tejet interesant, i cili përfundoi me rezultat 2-3 për skuadrën mbretërore.

Ndeshja ishte dinamike që nga fillimi, kur vendasit shfaqën urinë e tyre për të realizuar.

Jorge Molina pas një aksioni të mirë arriti të mposhtë Iker Casillasin për 1-0 pas vetëm 10 minutash lojë, duke ua bërë të ditur madrilenëve se do të kenë vështirësi.

Sidoqoftë, në skenë shumë shpejt paraqitet Gonzalo Higuain, i cili nga një pozitë e vështirë shënoi për 1-1 (25’), që ishte dhe rezultati i pjesës së parë, ku pamë po ashtu dhe një transverzale të vendasve të Betisit dhe një sper rast të volitshëm të lëshuar nga Higuain.

Në pjesën e dytë flet futbollisti më i mirë në botë. Cristiano Ronaldo (52’) shënon për 2-1 dhe epërsinë e parë të Realit në këtë takim.

Nuk kaluan tre minuta dhe tifozët vendas ndezen, pasi Jefferson Montero barazoi rezultatin në 2-2 (55’).

Reali në vazhdim të takimit dominoi dhe pikërisht njeriu të cilin e adhurojnë më shumë tifozët madrilen, Cristiano Ronaldo (73’), shënoi golin e fitores për 2-3.

Vlen të përmendim dhe dy situata kontraverse në pjesën finale të takimit, kur gjyqtari i katërt, i cili zëvëndësoi atë kryesorin Iturralde Gonzalez, nuk akordoi dy penalti të pastra për Betisin, duke kompletuar një mbrëmje të mirë futbollistike me referim katastrofal.

Me këtë fitore Real Madridi ka 70 pikë në vendin e parë në La Liga, 13 pikë më shumë se sa Barcelona që të dielën i shkon Santanderit.

Kthehu mbrapa

Shto koment