Ronaldo i tronditur me skenat në Beograd

15.10.2014 (komentet: 0)

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, ka thënë se është tronditur me skenat që ka parë mbrëmë në Beograd, në sfidën Serbi-Shqipëri.

Asi i Real Madridit thotë se ka frikë edhe Portugalia e tij mund të përjetojë të njëjtën gjë nga huliganizmi i tifozëve serb, kur skuadra e tij do ta vizitojë Beogradin, në ndeshjen e vlefshme të Grupit I në kuadër të Evropianit Francë 2016.

Portugalia mbrëmë me golin e Ronaldos mundi Danimarkën me rezultat 0-1.

“Pas ndeshjes jam njoftuar se në Serbi shpërtheu dhuna mes tifozëve serbë që sulmuan futbollistët e Shqipërisë. Kur kam parë xhirimet kam mbetur i tronditur”, ka thënë Ronaldo.

 

 

Ai ka shtuar se “ndoshta edhe ne mund të kemi një pritje të tillë”. CR7 shpreson se UEFA do të reagojë dhe të ndalojë veprimet të tilla që dëmtojnë futbollin. /KP

 

Kthehu mbrapa

Shto koment