Ronaldo: Endrra ime, të fitoj LK me Realin

15.05.2014 (komentet: 0)

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai gjithmonë ka ëndërruar që të fitojë Ligën e Kampionëve me gjigantin spanjoll.

Portugezi e ngriti trofeun në vitin 2008 me Manchester United, por ai thotë se ëndërron ta fitojë po të njëjtin trofe me Real Madridin.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë që do të zhvillohet në vendin tim. Unë jam shumë i lumtur dhe tejet i ngazëllyer”.

“Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë sepse Atletico po ka momentin më të mirë në histori. Ata janë ekip i mirë dhe kanë trajner të madh. Por, ne duam të fitojmë dhe të japim më të mirën. Ekipi është në formë të mirë dhe ka besim”>

“La Decima është një moment për të cilin madrilenët ëndërrojnë. Ne të gjithë duam ta fitojmë. Unë e kam fituar këtë trofe edhe me Manchester Untidin, por ëndërroj që ta bëj këtë me Realin. Ne kemi presion të madh që të përfundojmë këtë vit në mënyrë të mrekullueshme”, është shprehur Ronaldo për faqën zyrtare të UEFA-s. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment