Ronaldo e refuzoi Barcelonën

01.03.2014 (komentet: 0)

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka zbuluar se ylli i klubit mbretëror, Cristiano Ronaldo, ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkua Barcelonës para transferimit në Santiago Bernabeu.

 

Ylli portugez iu bashkua Real Madridit në vitin 2009 në transferin rekord 94 milionë euro dhe është bërë lojtari më i mirë në botë në Madrid me paraqitje fantastike.

Sidoqoftë, ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, këmbëngul se ish-menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka ofruar lojtarin te Barcelona, por që Ronaldo refuzoi me ngulm.

“Barcelona ishte shumë e kënaqur me një lëvizje të tillë të Fergiet, por në atë moment ishte Ronaldo ai që vendosi dhe tha se ai nuk do të shkojë në asnjë klub tjetër pos te Real Madridi”.

“Kjo është arsyeja pse ne e transferuam. Është totalisht e vërtetë se Fergie ka dashur që ai të luajë për Bacelonën. Manchester Untied i mori 94 milionë eurot dhe Real Madridi e mori lojtarin më të mirë në botë, e po ashtu edhe Cristiano mori atë që deshi sepse lojtarët sikur ai nuk kërkojnë vetëm para, ata shikojnë për nder, për triumf, për traditë, që të jetë me i miri në botë dhe të fitojë këpuca të arta”.

“Janë vetëm tri-katër klube që mund t’i japin atij atë që ai kërkon”, ka thënë Calderon.

Përgaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment