Ronaldo dëshiron të luajë

10.05.2014 (komentet: 0)

Stafi mjekësor e ka këshilluar se është më mirë që të pushojë, mirëpo ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dëshiron të ftohet dhe të luajë në ndeshjen kundër Celta Vigos të dielën në La Ligë.

Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë kundër Celta Vigos. Ylli portugez është këshilluar nga stafi mjekësor se është më mirë që të pushojë pas dëmtimit që pësoi në mesjavë pas nëntë minutash të ndeshjes kundër Valladolidit, kur edhe u zëvendësua nga trajneri Carlo Ancelotti.

Mirëpo, Ronaldo jo vetëm që pretendon të ftohet për duelin me Celtan të dielën, por edhe dëshiron të jetë titullar, raporton Marca.

Me 31 gola në 30 ndeshje, Ronaldo dëshiron të vazhdojë të luftojë për Pichici – titulli i golashënuesit më të mirë në La Ligë – dhe t’i ndihmojë Realit. Rivalët e tij, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të luajë kundër Elches, kurse ylli i Atletico Madridit, Diego Costa do të mundojë në ballafaqimin me Malagan, për shkak të një dëmtimi.

Në kategorinë e Këpucës së Artë të Evropës, rivali më i afërt është sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez me 31 dola në 30 ndeshje.

Por, Premierliga përfundon të dielën, kurse La Liga ka edhe dy xhiro për të zhvilluar.

Kthehu mbrapa

Shto koment