Roma shijon fitoren

08.02.2015 (komentet: 0)

Roma është kthyer te fitorja duke mposhtur Cagliarin në udhëtimin në Stadio Sant’Elia (2-1).

 

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në pjesën e parë nga Adem Ljajic (38’), i cili pranoi një superasistim nga Daniele Verde. Në fraksionin e dytë u shënua edhe goli i sigurisë nga Leandro Paredes (85’). Goli erdhi nga një tjetër asist i bukur i Verdes. Një gol për ekipin nikoqir e shënoi Paul-Jose M'Poku në minutat shtesë. Pas kësaj fitoreje, Roma ruan diferencën prej shtatë pikësh prapa liderit Juventus. Në ndeshjet tjera, fitore ka shënuar edhe Napoli duke mposhtur Udinesen me rezultat 3-1. Të zgjedhurit e Rafa Benitez forcojnë pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë më shumë se Fiorentina që në këtë xhiro fitoi ndaj Atalantas (3-2).

Kthehu mbrapa

Shto koment