Rikthehen “ethet” e Ligës së Kampionëve

27.03.2012 (komentet: 0)

Pas dy jave pushim, “ethet” e Ligës së Kampionëve do të rikthehen sonte më dy ndeshjet e para të çerekfinales së kësaj gare masovike.

Përballja kryesor do të luhet në mes Benficës dhe Chelseat. Skuadra portugeze si kurrë më parë është e përgatitur për këtë sfide të vështirë.

Benfica duelit ndaj londinezëve do t’i hyj e mobilizuar në të gjitha aspektet në mënyrë që para tifozëve të vet të merr rezultat të favorshëm dhe ta pres e qete sfidën e kthimit që luhet në “Stamford Bridge”.

Ndryshe, Chelsea ka përvojë më të madh në këtë gare, pasi viteve të fundit rregullisht është pjesë e kësaj lige atraktive. Ndërkaq në takimin tjetër do të ballafaqohen befasia e këtij sezoni, APOEL Nicosia dhe një nga skuadrat favorit për ta fituar trofeun e kësaj lige, Real Madrid.

Të gjitha statistikat flasin në favor të madrilenëve, megjithëse APOEL është treguar “arrë” e fortë, dhe se skuadra qipriote nuk dorëzohet lehtë, veçmas kur luan para tifozëve të vet. Trajneri i “Los Blancos”, Jose Mourinho, ka thënë se skuadra e tij është favorite në këtë takim, por sipas tij, nuk do të jetë e lehtë sfida ndaj qipriotëve.

“Ne duhet të respektojmë APOEL-in. Ne jemi favorit, s’dua ta mohoj këtë gjë, por gjithsesi se nuk do ta kemi lehtë përball APOEL-it”, ka thënë Mourinho.

Sonte takohen:

20:45, APOEL Nicosia-Real Madrid

 

20:45, Benfica-Chelsea

Nesër takohen:

20:45, Marseille-Bayern

20:45, Milan-Barcelona

Kthehu mbrapa

Shto koment