Ribery-Shaqiri: E duam një xhami në stadium

10.05.2013 (komentet: 0)

Frank Ribery dhe Xherdan Shaqiri janë inicues të një iniciative interesante në skuadrën e Bayern Munchen. Lojtarët musliman të Bayern Munchen i kanë kërkuar skuadrës ndërtimin e një mexhidi e cila do tu shërbejë për të falur namazin.

Shaqiri dhe Ribery kanë hasur në mirëkuptim të drejtuesve bavarez të cilët kanë planifikuar jo vetëm ndërtimin e mexhidit (dhomë e vogël) por të një xhamie të vogël në brendësi të stadiumit.

Xhamia është planifikuar të shërbejë por lojtarë por edhe për tifozë bavarez. Madje në xhami do të ketë një imam, bibliotek dhe ndonjëherë edhe mësime fetare.

Kthehu mbrapa

Shto koment