Rexhepi testohet në Everton
21.01.2012 (komentet: 0)
Lum Rexhepi ka mundësin ta bëjë një hap të madh në karrierë. Mbrojtësi kosovar i ekipit finlandez Honka, gjatë këtij muaji do të provohet te skuadra nga Premierliga angleze Everton
“Klubi nga Premierliga, Evrton, i ka bërë ftesë talentit Lum Rexhepi të testohet në këtë klub nga data 24 deri më 28 janar”, thuhet në ueb faqen zyrtare të klubit nga elita e futbollit finlandez.
19 vjeçari në fund të vitit të kaluar ishte provuar edhe te klubi holandez PSV Eindhoven. Anëtari i përfaqësueses U-21 të Finlandës pati një test të suksesshëm atje dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të zbarkojë në Holandë.
Rexhepi, i cili në Finlandë krahasohet me yllin Sami Hyppia, ishte transferuar në Honka vitin që shkoi nga Helsinki, ku ishte pjesë e ekipit të të rinjve. Ai me këtë klub debutoi në elitën e futbollit finlandez sezonin që shkoi, derisa zhvilloi 14 ndeshje./gazetaexpress/
Shto koment