Reali s’ka mëshirë 8-2

20.09.2014 (komentet: 0)

Real Madridi është treguar i pamëshirshëm përballë Deportivo La Corunias duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 8-2.

Los Blancos e morën ndeshjen në dorë që nga minuta e parë dhe serinë e golave e hapi superylli Cristiano Ronaldo (28’).

James Rodriguez ishte futbollisti i radhës që u regjistrua në listën e golashënuesve (36’), para se CR7 ta shënonte golin e dytë personal (41’).

 

Në pjesën e dytë, Haris Medunjanin e ngushtoi rezultatin nga penaltia (51’), por erdhën dy gola radhazi të Gareth Bale (66’ dhe 74’).

SuperRonaldo e kompletoi het-trikun në minutën e 78-të, kurse Jose Verdu Toche shënoi edhe një gol për vendasit (84’).

Sulmuesi i huazuar nga Manchester Unitedi u tregua efikas në fund të takimit duke shënuar dy gola të shpejtë (88’ dhe 90’).

 

 

Pas katër javësh, Real Madridi ka gjashtë pikë, tri më pak se lideri Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment