Reali përcjell Alaban

18.03.2014 (komentet: 0)

Real Madrid është duke përcjellë nga afër situatën e mbrojtësit David Alaba te Bayern Munich.

Drejtuesit e Realit janë duke kërkuar një mbrojtës të ri të qendrës për ta sjellë në skuadër gjatë kësaj vere.

Dhe, sipas mediave spanjolle, trajneri Carlo Ancelotti ia ka vënë syrin Alabas, në mesin e disa opsioneve të tjera.

Austriaku 21-vjeçar së fundi nënshkroi marrëveshje të re me Bayernin, por kjo nuk do të pengojë Realin të bëjë përpjekje për ta blerë lojtarin. 

/E.Smerqaku/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment