Reali nuk gabon

17.03.2013 (komentet: 0)

Real Madridi i ka treguar Mallorcas se është shumë ekip inferior për ta mposhtur në Bernabeu, pasi Los Blancos arritën të përmbysin disavantazhin për të fituar në mënyrë sensacionale me rezultat 5-2.

 

 

Ndeshja ishte tejet interesante që nga fillimi. Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Emilio Nsue e kaloi në epërsi pas Mallorcan pas gjashtë minutash lojë.

Kësaj epërsie iu përgjigj Reali në minutën e 15-të, kur nga afërsia Pepe asistoi për Higuain, i cili shënoi për 1-1.

Sidoqoftë, mysafirët treguan fuqinë në minutën e 21-të, duke shënuar golin e epërsisë së dytë për 2-1 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Reali bëri proces të shkurtër me kundërshtarin.

Cristiano Ronaldo (52’) me asistim të Ozil e barazoi rezultatin, duke ngritur në këmbë tifozët.

Me një supergol pas vetëm dy minutash ishte kroati Luka Modric që i dha epërsinë ekipit të tij (54’).

Golin e tretë brenda pesë minutave për Realin e shënoi Gonzalo Higuain me asistim sërish të Mesut Ozil (57’).

Në fund rezultatin përfundimtar për 5-2 e vuri i inkuadruari Karim Benzema me asistim të Higuain (90’ +1).

Real Madridi ka 61 pikë në vendin e dytë në tabelën e La Ligas me 10 pikë më pak se liderja Barcelona, që të dielën mbrëma e pret Rayo Vallecanon.

Kthehu mbrapa

Shto koment