Reali humb shansin

05.05.2014 (komentet: 0)

Real Madridi e ka humbur shansin për ta fituar La Ligan pas barazimit prej 2-2 kundër Valencias në Santiago Bernabeu.

Pas humbjes së Atletico Madridit, Los Blancos patën gjasa reale për t’u shpallur kampion, por me kusht t’i fitonin të gjitha ndeshjet e mbetura, por ata dështuan që në të parën.

Los Blancos u gjetën në disavantazh në fund të pjesës së parë me golin e Jeremy Mathieu (44’) dhe me epërsi të mysafirëve skuadrat shkuan në pushim.

Sergio Ramos e barazoi rezultatin në pjesën e dytë (59’), por Daniel Parejo riktheu epërsinë e Los Che (65’).

Për të shpëtuar Mbretërit nga humbja u përkujdes Cristiano Ronaldo në minutat shtesë (90’+2) me një gol të bukur të shënuar pas asistimit të Di Marias.

Real Madridi ka pesë pikë më pak se Atletico Madridi dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Los Blancos janë akoma në garë për titull, megjithatë duhet të presin një gabim tjetër të Rojiblancos në dy ndeshjet e mbetura. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment