Reali gati për transferimin e Glen Johnson

23.03.2014 (komentet: 0)

Real Madridi është hedhur në aksion për blerjen e mbrojtësit të Liverpoolit, Glen Johnson. Sipas mediave angleze, madrilenët kanë hapur që tani bisedimet me agjentin e lojtarit për blerjen e tij në verë.

 

Reali thuhet se i ka ofruar Johnsonit pagë prej 115 mijë eurosh në javë, pagë të cilën Liverpooli nuk do ti paguaj më lojtarit.

Johnson ka vetëm edhe një vit kontratë me Liverpoolin, por skuadra angleze e ka paralajmëruar mbrojtësin se do ti ulë pagën e tij, të cilën Reali është i gatshëm ta paguaj.

Kthehu mbrapa

Shto koment