Reali fiton thellë

06.04.2014 (komentet: 0)

Real Madridi ka mposhtur pa ndonjë problem të madh Real Sociedadin në Anoeta me rezultat 4-0 për të vazhduar luftën për titull në La Liga.

Los Blancos hyn në këtë takim pa superyllin Cristiano Ronaldo, i cili për shkak të një dëmtimi nuk ishte i pranishëm.

Kjo nuk ishte problem për mbretërit, pasi ata shfaqën lojë shumë kualitative.

Me një goditje precize ishte Asier Illarramendi ai që shënoi për 1-0 në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Gareth Bale plasoi një goditje fantastike e cila ishte e pandalshme për portierin (66').

Deri në fund Reali arriti të shënonte edhe dy gola. Pepe pas një situate në zonë e dërgoi topin në rrjetë (85'), teksa sapo hyri në lojë ishte Alvaro Morata ai që tregoi kualitetet (88') për 4-0.

Me këtë fitore Real Madridi vazhdon të mbajë hapin me dy pikë më pak se Barcelona dhe tri më pak se lideri Atletico Madrid me gjashtë javë të mbetura në La Liga

Kthehu mbrapa

Shto koment