Reali e kërkon Courtois

22.02.2014 (komentet: 0)

Real Madridi ka hapur bisedimet me Chelsean për transferimin e portierit, Thibaut Courtois, i cili aktualisht është i hiuazuar te Atletico Madridi.

AS pohon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është admirues i kahmotshëm e belgut dhe dëshiron të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me Jose Mourinhon për të avansuar bisedimet.

Atletico Madridi e ka pasur tri sezone portierin si huazim nga Chelsea dhe dëshiron ta blejë komplet kartonin e tij, edhe pse ai ka një çmim të lartë.

E ardhmja e 21 vjeçarit në këtë moment është shumë e pa qartë, kjo për shkak edhe të ndërhyrjes së Real Madridit që ka ndezur një luftë të madhe për një prej portierëve më të mirë në botë.

Përgaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment