Ramos: La Liga e humbur për Realin
08.05.2014 (komentet: 0)
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se titulli i kampionit në La Liga është i humbur për ekipin e tij.
Real Madridi barazoi me rezultat 1-1 ndaj Valladolidit dhe Los Blancos janë në vendin e tretë me shumë pak gjasa për titull, të cilat i pranon edhe Ramos.
“është mëkat për shkak se me dy ndeshje të mbetura është praktikisht e pamundur. është praktikisht e humbur”.
“Ne kemi lënë një mundësi të madhe të shkojë duarsh. Ne ishim shumë të relaksuar pas epërsisë. Karakteri i ekipit është i mirë, por ndoshta kemi mundur ta vendosim ndeshjen”, ka deklaruar Ramos.
Shto koment