Qeveria vendos për ndërtimin e stadiumit kombëtar në Prishtinë

18.03.2014 (komentet: 0)

Prishtinë, 18 mars - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka marrë vendim për ndërtimin e stadiumit kombëtar sipas standardeve botërore. Ky stadium sipas kryeministrit Thaçi do të ketë kapacitet prej 25 deri 30 mijë ulëse.



“Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare e FIFA’së dhe UEFA’së dhe futbollistët tanë do të kenë mundësi të bëjnë gara të barabarta në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.

“Andaj për t’i paraprirë hapave të ardhshëm në këtë drejtim dhe për të treguar përkushtimin e plotë të institucioneve dhe të qytetarëve tanë për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit, ftoj Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, dhe Ministrin e Financave, Besim Beqaj, që të nisin menjëherë procedurat që në kornizën afatmesme të shpenzimeve të përfshihet projekti për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe modern në Kosovë, stadiumit kombëtar të Kosovës sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, ka shtuar kryeministri.

“Stadiumi kombëtar i Kosovës do t’i ketë rreth 25 mijë deri 30 mijë ulëse dhe do të ndërtohet në Prishtinë. Ftoj ministrat që menjëherë t’i fillojnë procedurat për shpalljen e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e këtij stadiumi. Ky stadium do të jetë po ashtu, sikur stadiumet më moderne në Evropë. Ky stadium do të jetë një arenë feste dhe gare e vërtet dhe një krenari për të gjithë futbollistët dhe tifozët tanë”, është shprehur Thaçi.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment