Puyol ka vendosur ta braktis Barcelonen

04.03.2014 (komentet: 0)

Puyol braktis Barcën

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka bërë të ditur se do të largohet nga Camp Nou në fund të këtij sezoni.

Spanjolli 35-vjeçar ka pasur probleme me lëndime në sezonet e fundit, ndërsa edhe pse ka kontratë deri në vitin 2016, ai ka vendosur që të largohet më herët.

“Klubi është i njoftuar për vendimin tim. Nuk do të thotë se po largohem sot, kanë mbetur edhe tre muaj për të luajtur”.

“Nuk e di se çfarë do të bëj pas 30 qershorit. Do të më duhet të pushoj dhe të mendoj. Pastaj do të shohim”.

“Desha ta mbaj këtë konferencë për shtyp që t’i falënderoj të gjithë, drejtorët, bashkëlojtarët, menaxherët, mediat – faleminderit të gjithëve për gjithçka që keni bërë për mua”, ka thënë Puyol.

Carles Puyol rrjedh nga Akademia e Barcelonës, ndërsa për ekipin e parë ka debutuar në vitin 1999. Që atëherë, mes tjerash, ai ka fituar gjashtë tituj të La Ligas, dy Kupa të Mbretit dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve

Kthehu mbrapa

Shto koment