Punë e kryer, Eto’o në Chelsea, zyrtarizimi nesër.

28.08.2013 (komentet: 0)

Sulmuesit të Anzhi Makhachkalas, Samuel Eto’o, do t’i ofrohet kontratë dyvjeçare nga Chelsea.

Blutë nuk arritën të sigurojnë nënshkrimin e Wayne Rooneyt pasi Manchester Unitedi refuzoi dy oferta, prandaj e kanë kthyer interesimin kah 32-vjeçari.

Jose Mourinho, i cili ka punuar me kamerunasin te Interi, e konsideron atë si një përforcim të madh për fazën ofensive, ku po çalojnë qendërsulmuesit aktualë (Fernando Torres, Romelu Lukaku dhe Demba Ba).

Blerja e Eto’o kushton lirë (1.7 milion euro), mirëpo bisedimet po zhvillohen sa i përket uljes së pagës së tij rekorde. (Te Anzhi, kamerunasi është paguar 20 milionë euro neto për sezon).

Kthehu mbrapa

Shto koment