Punë e kryer: Benitez trajner i Napolit

24.05.2013 (komentet: 0)

Rafa Benitez ka arritur marrëveshje për të menaxhuar Napolin, ka zbuluar presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis.

Sky Italia raporton se De Laurentiis u ka thënë gazetarëve për angazhimin e Benitez, i cili ka arritur marrëveshje dyvjeçare me klubin.

Benitez do të marrë nën drejtim Napolin pas një sezoni të suksesshëm me Chelsean, me të cilin fitoi Europa League dhe siguroi kualifikimin e drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në pozitën e tretë të tabelës së Ligës Premier.

Mendohet se Napoli nuk do ta zyrtarizojë angazhimin e spanjollit derisa ai të mbyllë kontratën me skuadrën londineze.

Kthehu mbrapa

Shto koment