PSG NUK KA KONKURRENCE

03.03.2014 (komentet: 0)

Me rezultat 2-0, Paris Saint Germaini e ka fituar derbin ndaj Marseille që u zhvillua të dielën mbrëma në Parc de Princes.

 

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të dy golat e vendasve u realizuan në fraksionin e dytë.

Një pasim të bukur të Ibrahimovic e shfrytëzoi Maxwell për ta zhbllokuar rezultatin (50’).

Dhjetë minuta pasi u inkuadrua në fushë, Edinson Cavani e shënoi golin e dytë të nikoqirëve (80’).

Paris Saint-Germaini është në krye të Ligue 1 me tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Monaco. 

Pergaditi :E.Smerqaku

 

Kthehu mbrapa

Shto koment