PSG e City rrezikojnë kupat evropiane

27.03.2013 (komentet: 0)

Bombë në futbollin evropian. Sipas uebfaqes sportmediaset.it, janë dy klube evropiane që rrezikojnë të mos luajnë në kupat evropiane për shkak të ‘Fair-play’ financiar.

Nëse për Paris Saint Germainin situata duket e ndreqshme, më i rëndë është rasti i Manchester Cityt, i cili ka regjistruar humbje të mëdha dhe nëse nuk e nivelizon faturën për hyrje-daljet në vitet e ardhshme, mund dënohet nga UEFA me përjashtim nga evenimentet që ajo i organizon.

Ndër të tjera, përjashtimin nga kupat evropiane e rrezikojnë edhe klubet ruse dhe ukrainase, që po shpenzojnë miliona të tërë, pa i nxjerrë ato, si dhe gjiganti turk Galatasaray, që ka shpenzuar shumë së fundmi.

Kthehu mbrapa

Shto koment