PSG do të tentojë ta rrëmbejë Rooneyn

05.05.2014 (komentet: 0)

Paris Saint-Germaini është gati që ta ringjallë interesimin për sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

Sipas Mail on Sunday, me angazhimin e Louis van Gaal në postin e trajnerit, qëndrimi i anglezit në Old Trafford do te vihet në pikëpyetje.

Tashmë ekzistojnë spekulime se 28-vjeçarit nuk i pëlqen që holandezi do ta marrë drejtimin e Djajve të Kuq.

Chelsea që e ka kërkuar më herët Rooneyn, tashmë nuk mund ta transferojë për shkak të çmimit dhe pagës së tij.

Mirëpo, PSG është gati që t’i bëjë ofertë Unitedit në qershor. 

Kthehu mbrapa

Shto koment