PSG, €60m për Hazard

20.05.2014 (komentet: 0)

Paris Saint-Germaini është gati të bëjë një mega-ofertë për mesfushorin e Chelseat, Eden Hazard.

Sipas L’Equipe, futbollisti belg mbetet shënjestra kryesore e kampionit të Francës që është gati të paguajë 60 milionë euro për të.

23-vjeçari përmes një deklarate të dhënë këtë javë, ka lënë të kuptohet se nuk e ka në plan që të largohet nga Stamford Bridge.

“E di se ndoshta duhet të luaj më mirë në stërvitje ose në fushë. Dua të shënoj më shumë gola dhe t’i ndihmoj skuadrës që të shënojë më shumë, dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të jemi më të mirë”, ka deklaruar Hazard.

Megjithatë, oferta e PSG mund të luhatë edhe mendimin e tij edhe të klubit. 

Kthehu mbrapa

Shto koment