Propozohet qe stadiumi i Gjilanit ta mbaj emrin e Xherdan Shaqirit

03.06.2013 (komentet: 0)

Bordi I Lëvizjes për Integrim dhe Zhvillim (LIZ) me qendër në Gjilan ka propozuar që Stadiumit të Qytetit të Gjilanit të emërtohet me emrin e futbollistit të njohur kosovar i cili përkohësisht jeton në Zvicër por që vendlindja e prindërve të tij dhe e tij është Kosova gjegjësisht Gjilani.

rianit Sllamniku, kryetar i LIZ-it, ka bërë me dije se si arsyetim LIZ mendon se Xherdan Shaqiri, është një futbollist I ri dhe I talentuar është sportisti kosovar gjegjësisht me prejardhje nga Gjilani i cili I preku majat e futbollit në Evropë, pjesë dhe rajon I të cilës është edhe Kosova. Pastaj, Xherdan Shaqiri nuk e harron asnjëherë flamurin. Ylli Kosovar i Bayernit, është shqiptari i parë që fiton Ligën e Kampionëve, duke hyrë kështu në histori, raporton 2lonline.

Më pas në arsyetim thuhet po ashtu se pse nuk ishte aktiv në të njëjtën lojë, Xherdani ka treguar një gjest te madh. Derisa po bëhet gati të pranoj medaljen e artë dhe ngritjen e trofeut, mbajti mbi supe flamurin e Kosovës si dhe Xherdani e ka ngritur trofeun e Champions League duke mbajtur flamurin e Kosovës.

“Duke u konsultuar edhe duke marrë mendime edhe nga strukturat tona në terren por edhe të njerëzve me influencë në sportin gjilanas por edhe Kosovar si dhe të shoqërisë civile në komunë por edhe më gjerë, rrjete sociale dhe kontakte të drejtpërdrejta, kemi marrë guximin që të propozojmë emërtimin e stadiumit të qytetit me emrin e tij”, ka thënë Sllamniku.

Sipas tij, Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim (LIZ) beson se këtë dëshirë të shumë shqiptarëve anë e mbanë botës që u ndjenë krenar me gjestet e sportistit nga Gjilani, ta zyrtarizojnë në aspektin institucional me propozimin zyrtar në Kuvendin Komunal në Gjilan.

Ai tha se propozimi i LIZ-it do të dërgohet edhe në adresë të sekretarisë së KK-Gjilan, Kryesuesit të KK-Gjilan z. Izmi Zeka dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport z. Veton Nevzadit, grupeve politike të përfaqësuara në KK –Gjilan  

Kthehu mbrapa

Shto koment