Prishtina i jep leksione Ferizajt

14.05.2014 (komentet: 0)

Tri javë pa përfunduar Raiffeisen Superliga e Kosovës edicioni 2013/2014 , Ferizaj është mposhtur si vendas nga kampioni aktual Prishtina me rezultat 1:4.

Golat për Prishtinën i shënuan : Liridon Latifi 2 herë , Shend Kelmendi dhe Berat Ahmeti , ndërsa golin e vetëm për Ferizajn e shënoi Shabani në fillim të ndeshjes, raporton Indeksonline.

Tani Prishtina dhe Ferizaj kanë grumbulluar nga 51 pikë, 4 pikë më pak se lideri Llamkos Kosova e cila zhvillon takimin e mbetur të javës nesër ndaj Besës së Pejës. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment