Policia serbe gjen vendin nga ku u ngrit droni

21.10.2014 (komentet: 0)

Policia serbe duket se ka gjetur vendin nga i cili Ismajl Morina “Ballisti” ka lëshuar fluturaken që pushtoi stadiumin e Partizanit të Beogradit, në ndeshjen e ndërprerë në mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Sipas portalit serb “Alo.rs”, policia serbe ka publikuar fotografi nga vendi ku qëndroi Ismajl Morina. “Alo.rs” shkruan se “Ballisti” qëndroi në Hostel Ferit, para se të nisej në aksion.

Gazetari i këtij portali është munduar të kontaktoj me pronarin, por duket se ka qenë e pamundur.

 

 

Ndryshe, mediat serbe akuzojnë Ismajl Morinën dhe Olsi Ramën, vëllain e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si përgjegjës për fluturaken mbi stadiumin e Partizanit. /KP/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment