Pogba: Dua Topin e Artë

14.03.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, thotë se ai vërtet dëshiron ta fitojë Topin e Artë një ditë, por se do të jetë e vështirë për të.

 20 vjeçari ka impresionuar një ekip me yjet e Juventusit si Andra Pirlo dhe Gianluigi Buffon, teksa ai shpreson se do të jetë i inspiruar për suksese të mëdha.

“Unë dua që të jem më i miri dhe ta fitoj Topin e Artë. Që të bëj këtë unë duhet që të përmirësohem në çdo aspekt të lojës time”.

“Unë duhet të mësoj nga lojtarët e mëdhenj si Buffon, Pirlo dhe Vidal. Këtu te Juventusi shohim gjithçka, por ju gjithmonë dëshironi më shumë”.

“Stadimi jonë është më i miri që kam luajtur ndonjëherë. Jam i lumtur me situatën time dhe dua që të qëndroj”, ka deklaruar Pogba

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment