Po kthehet Torresi.
17.03.2013 (komentet: 0)
Kapiteni i Chelseat, John Terry ka përkrahur sulmuesin Fernando Torres të hesht kritikët e tij me paraqitje pozitive në javët e fundit të sezonit.
Torres është kritikuar për paraqitjet e tij në gjigantin londinez pas transferimit nga Liverpool në janar të vitit 2011 për rekord 50 milionë funte. Por, Terry është i bindur se spanjolli është i gatshëm të rikthehet në formën e tij më të mirë.
“Vetëm nevojitet një gol ose diçka e tillë për tu ngritur sërish. Por, ai është duke shërbyer ndihmesë të madhe për ekipin”, deklaroi Terry për Sunday Mirror. “Ai e ka përkrahjen tonë të plotë, të tifozëve dhe gjithë stafit. Kjo do të mbetet e pandryshuar”, përfundoi qendërmbrojtësi anglez
Shto koment