Platini e quan të pafalshme dhunën në Beograd

15.10.2014 (komentet: 0)

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini e ka përshkruar si të “pafalshme” dhunën në Beograd me rastin e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit e politika nuk duhet të përzihet në sportin tonë”, ishte mesazhi i Platinis, i përcjellë nga zëdhënësi i UEFA-së, Pedro Pinto, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, edhe presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka dënuar ashpër dhunën në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

 

Kujtojmë se tifozët serbë kanë sulmuar futbollistët shqiptarë, në ndeshjen e mbrëmshme futbollistike në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, me ç’rast ka ardhur deri tek ndërprerja e ndeshjes nga ana e gjyqtarit Martin Atkinson.

Kthehu mbrapa

Shto koment