Pirlo, te Juve deri në vitin 2016

03.05.2014 (komentet: 0)

Drejtuesit e Juventusit kanë arritur ta bindin Andrea Pirlon që të nënshkruajë vazhdimin e kontratës edhe për dy vitet të tjera.

 

Kontrata e deritanishme e mesfushorit veteran skadonte në fund të sezonit, mirëpo ai nuk ka pasur mëdyshje për të shkuar diku tjetër.

Sky Sports News raporton se 34-vjeçari tashmë e ka rinovuar kontratën, e cila do të skadojë në verën e vitit 2016.

Nuk janë dhënë detaje të tjera sa u përket çështjeve financiare.

Pirlo kaloi të Zonja e Vjetër në vitin 2011 nga Milani dhe që atëherë e ka fituar dy herë titullin e Serie A (është në rrugë edhe për trofeun e tretë radhazi), ndërsa ka fituar edhe dy trofe të Superkupës së Italisë

Kthehu mbrapa

Shto koment