Pirlo: Merituam të kualifikohemi

21.03.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Juventust, Andrea Pirlo, thotë se skuadra e tij meritoi plotësisht të kualifikohet në çerekfinale të Europa League, pas fitores 1-0 ndaj Fiorentinas.

Pirlo shënoi një supergol nga goditja e lirë për t’ia siguruar Juves kualifikimin në tetëshen e fundit të garës evropiane.

“Ishte një hap i rëndësishëm. Ne deshëm të kualifikohemi dhe mendoj se ishte një fitore mirë e merituar, nga ajo çfarë pamë sonte”.

“Një ndeshje e cila zgjat 180 minuta, por ne e dinim se mund t’ia dilnim. Ne duam të vazhdojmë më tej edhe në Evropë edhe në Serie A”, ka thënë Pirlo për Mediaset.

Juventusi, që aktualisht kryeson në kampionatin italian me 14 pikë para Romës, do të mësojë rivalin e radhës në Europa League në shortin që do të hidhet nesër, e premte, në Nyon të Zvicrës.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment