Pirlo: Gerrard, lojtar i madh, në nivel të lartë

23.02.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka lëvduar kolegun e tij te Liverpooli, Steven Gerrard, të cilit i ka bërë thirrje ta avansojë lojën e tij, pasi është ende në nivelin më të lartë.

Gerrard ka marrë përkrahjen e Rodgers që të luajë në një pozicion më thellë në mesfushë duke diktuar lojën me pasime dhe me vizionin e tij prej legjende.

E për këtë e ka përkrahur edhe Pirlo, që i ka bërë thirrje të vazhdojë.

“Si lojtar, ju hyni në një fazë ku e kuptoni se nuk jeni më 25 vjeçar dhe ju nuk mund të luani në mënyrën që jeni mësuar”.

“Lojtarët inteligjentë mësohen dhe Steven Gerrard e ka aftësinë për të bërë këtë. Ai është pasues i shkëlqeyr dhe mbajtës fantastik i topit. Ai njeri luan me mend, ka vizion të mrekullueshëm. Ai nuk mund të vrapojë për 90 minuta, por ai ka cilësi për të luajtur më thellë në mesfushë”, ka thënë Pirlo.

Përgaditi : Engjell Smerqaku

 

Kthehu mbrapa

Shto koment