Pique vazhdon me Barcelonën

20.05.2014 (komentet: 0)

Gerard Pique e ka vazhduar kontratën me Barcelonën. Qendërmbrojtësi spanjoll do të jetë Blaugrana deri në vitin 2019, ndërsa klauzola e tij është vendosur 200 milionë euro.

Lajme të mira për Barcelonën. Qendërmbrojtësi spanjoll Gerard Pique e ka vazhduar kontratën me gjigantin katalunas.

Përfaqësuesit spanjoll i skadonte kontrata aktuale më 30 qershor të vitit 2015, por e vazhdoi atë për katër vjet, deri në verën e vitit 2019.

Me këtë rast, katalunasit e ‘blinduan’ mbrojtjen për një periudhë afatgjate, ndërsa tash janë në kërkim të partnerit të Pique në qendër të mbrojtjes.

Gjithashtu, është vendosur që klauzola e shkëputjes së kontratës së tij të jetë 200 milionë euro./KOKAJ.NET/

Kthehu mbrapa

Shto koment