Përkujtohen veteranët Halimi e Osmani

07.08.2012 (komentet: 0)

Në nderim të veprës së dy ish-lojtarëve dhe ish-trajnerëve gjilanas, Kemajl Halimi – Raci dhe Reshat Osmani – Reshi, në Gjilan do të mbahet turneu i futbollit, “Raci – Reshi”, i cili do të tubojë tri ekipe nga elita e futbollit kosovar, Drita, Trepça nga Mitrovica dhe Liria.

 

Ismajl Rashiti, kryetar i KF Drita nga Gjilani,ka thënë se ky ekip është organizator i turneut, i cili do të jetë i përvjetshëm dhe do të organizohet në nderim të veprës së Halimit e Osmanit, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm për futbollin gjilanas. 

Ai ka thënë se turneu do të mbahet sipas sistemit italian, ku ndeshja do të zgjasë 45 minuta dhe ndeshjet do të zhvillohen më 10 gusht duke nisur nga ora 16:00, kur është paraparë edhe hapja solemne e turneut, të cilën pritet ta bëjë kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Kemajl Halimi kishte ndërruar jetë në janar të vitit 2010. Ai që nga viti 1960, ishte futbollist i disa ekipeve kosovare dhe njëri ndër futbollistët më të mirë që ka njohur futbolli gjilanas. I njohur me nofkën “Raci”, Kemajl Halimi, më pas i është përveshur zejes së trajnerit, duke qenë trajner në KF Crvena Zvezda, Dritës, Gjilanit, por edhe në ekipet shqiptare nga Maqedonia. 

Edhe Reshat Osmani – Reshi kishte një karrierë të bujshme në dy ekipet gjilanase si futbollist e është shquar edhe si trajner në ekipet gjilanase. Ai ka ndërruar jetë muaj më parë

Kthehu mbrapa

Shto koment