Për Gomezin venddos Bayern.

18.03.2013 (komentet: 0)

Mario Gomez ka insistuar se është i kënaqur në Bayern Munich por pranoi se i takon klubit të vendos nëse ai do të mbetet ose largohet në fund të sezonit.

Sulmuesi gjerman spekulohet me largim nga Allianz Arena, pasi humbi statusin e titullarit nga kroati Mario Mandzukic. Por, Gomez ka insistuar se gjithçka varet nga klubi, pasi ai është i kënaqur në Bayern.

“Nuk më pëlqejnë pyetjet për të ardhmen time. Puna ime është të luaj futboll. Jam i lumtur në Bayern dhe do të më pëlqente të vazhdoj kontratën. Për këto gjëra vendos klubi”, deklaroi Gomez për Tuttosport.

Kthehu mbrapa

Shto koment