Pellegrini: Nuk dua të flas për Mourinhon para derbit

15.02.2014 (komentet: 0)

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka refuzuar të futet në luftë fjalësh me rivalin e tij të Chelseat, Jose Mourinho, në prag të ndeshjes së sotme të Kupës FA.

Pellegrini është përballur me pyetje për armiqësinë e vjetër të tyre që nga La Liga, në vend se të pyetet për ndeshjen e sotme.

“Unë nuk do t’u përgjigjem pyetjeve për atë çfarë Mourinho thotë ose mendon”.

“Unë nuk dua të flas në atë nivel. Unë do të flas vetëm për ekipin tim dhe mënyrën se si ne duam do të luajmë. Shpresoj se skuadra do të flasë më mirë në fushë”.

“Nuk mendoj se ne jemi më të dobët pa Fernandinhon. Nuk jam i shqetësuar – ne e dimë saktësisht mënyrën se si Chelsea sulmon dhe mënyrën se si ata mbrohen. Më e rëndësishme është që ne të shënojmë gola”, ka thënë Pellegrini. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment