Pele hedh poshtë sukseset e Messit

21.01.2012 (komentet: 0)

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka lëvduar yllin e Barcelonës, Lionel Messi, por i ka bërë të ditur që duhet të punojë edhe shumë për t’u konsideruar legjendë e futbollit

“Teknikisht, jemi në të njëjtin nivel. Ne kemi marrë dhuratë nga Zoti”.

"Rekordet janë për t’u thyer, por do të jetë e vështirë të thyhet rekordi im. Kur Messi të ketë shënuar 1283 gola dhe kur të ketë fituar tri Kupa të Botës, atëherë do të flasim. Njerëzit më pyesin gjatë gjithë kohës se kur do të lind Pele i ri. Unë u them: Kurrë. Prindërit e mi e kanë ndërprerë këtë fabrikë”, deklaroi Pele për Le Monde.

Kthehu mbrapa

Shto koment