Peja përforcohet me Carl Jones

20.03.2014 (komentet: 0)

Klubi basketbollistik Peja ka arritur marrëveshje me amerikanin 23-vjeçar Carl Jones. Ai pritet të arrijë sonte në Pejë dhe pritet që menjëherë t’i bashkohet skuadrës dhe të jetë i gatshëm për sfidën e radhës kundër Balkan Botevgrad.

Jones është përforcimi i pestë i huaj në Pejë pas Simovic, House, Oduwufa dhe Edwards dhe pas ndeshjes me Balkanin, trajneri do të vendosë nëse ai do që qëndrojë apo të largohet.

Jones më herët ka luajtur me mjaft sukses në NCAA, në njërën nga divizionet më të mira të kësaj lige me kolegjin St. Joseph’s me një mesatare prej 14.7 pikëve në ndeshje duke qenë edhe basketbollisti kryesor i skuadrës.

Pas kolegjit, ai filloi aventurën evropiane duke luajtur në ligën e parë në Poloni dhe pas saj ishte edhe lojtar i skuadrës më të mirë maqedonase, “MZT Skopje”.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment