Pedro në shënjestër të Liverpoolit

22.05.2014 (komentet: 0)

Barcelona e ka nxjerrë në shitje Pedro Rodriguezin dhe është duke pritur oferta për të.

Sipas The Mirror, zyrtarë të Liverpoolit janë angazhuar që ta transferojnë spanjollin në Anfield.

Klubi anglez tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e Barcës, të cilët i kanë njoftuar se 26-vjeçari është në shtije.

Blaugranët pritet të bëjnë një revolucion në skuadër pas sezonit zhgënjyes.

Ndërkaq, Luis Enrique i ka caktuar emrat e lojtarëve që do të largohen nga klubi. 

Kthehu mbrapa

Shto koment