Pazzini: Sezoni i Milanit vendoset këtë javë

10.03.2014 (komentet: 0)

Giampaolo Pazzini thotë se sezoni i Milanit varet nga ndeshja e kthimit e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid.

Milani nesër (e martë) do të udhëtojë në Spanjë me synimin për të përmbysur disavantazhin 1-0 nga takimi i parë i garës evropiane.

“Tash, të martën, ne kemi ndeshjen e sezonit, andaj ne duhet menjëherë të fokusohemi në të. Ne deshëm të fitojmë në Udine, ashtu që të mund të shkojmë në Madrid me më shumë vetëbesim”.

“Sidoqoftë, ne duhet të shkojmë në Spanjë dhe të nxjerrim fitore”, ka thënë Pazzini.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment