Pa Majlinda Kelmendin, xhudo kosovare nuk ka të gjallë

12.09.2014 (komentet: 0)

Në fakt, xhudistët kosovarë kanë zhgënjyer totalisht në Kroaci, në “IJF Grand Prix Zagreb 2014”, që po mbahet në Zagreb.

Tre pjesëmarrësit nga Kosova në këtë eveniment, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, janë eliminuar qysh në xhiron e parë.

Nora, pjesëmarrëse në kategorinë 57 kilogramë, u eliminua nga britanikja Nekoda Davis Smythe, ndërsa Distria, që garoi në 52 kg, i dha fund eksperiencës në këtë eveniment pas humbjes nga Xhudistja nga Luksemburgu, Marie Muller.

 

 

Kurse, garuesi i vetëm mashkull, Akili (66 kg), u dorëzua përballë brazilianit Daniel Santos. /Zëri/Telegrafi/ 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment