Oscar: Javë vendimtare për Chelsean

29.03.2013 (komentet: 0)

Oscar thotë se sezoni i Chelseat do të vendoset gjatë javës në vazhdim.

Blutë nesër udhëtojnë te Southampton, para se të përballen me Manchester United në çerekfinale të Kupës FA në “Të hënën e Pashkëve”.

Pastaj ata do të presin skuadrën ruse Rubin Kazan në Europa League të enjten e ardhshme, para se të përballen me Sunderlandin tre ditë më pas, në kampionatin anglez.

“Është një javë e cila mund të jetë vërtetë e rëndësishme për sezonin tonë. Ne vetëm duhet të luajmë dhe të pushojmë sa më mirë që mundemi. Ne gjithmonë kemi shumë ndeshje, megjithatë ndoshta katër në javë – siç e kemi këtë javë, do të jetë pak ndryshe”.

“Ka shumë ndeshje për momentin, dhe të gjitha janë të rëndësishme”, ka thënë Oscar.

Kthehu mbrapa

Shto koment