Nuri Seferi pret fituesin e duelit Marco Huck( Muhamer Hukaj-iq)-Krzysztof Glowacki

14.08.2015 (komentet: 0)

Kush është dhe nga vjen Marco Huck?

 

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi përmes një postimi në rrjetin social facebook ka zbuluar se së shpejti do të ndeshet me fituesin e duelit, Marco Huck dhe Krzysztof Glowacki.

 

Marco Huck ( Muhamer Hukiq-aj) dhe Krzysztof Glowacki sonte luftojnë për titullin e më të mirit në botë në kategorinë WBO, transmeton Koha.net.

“Të dashur miq sonte në orët e para të mëngjesit ( 02:30 ) në Amerikë do të zhvillohet dueli Marco Huck kundër Krzysztof Glowacki e vlefshme për titullin e Botës në versionin WBO. I njoh mirë të dy boksierët, pasi me të dy kam ndarë ringun dhe besoj se shumë shpejt me fituesin e kësaj ndeshje do të takohem përsëri në ring. Uroj që shikuesit të shikojnë një ndeshje të bukur dhe më i miri le të fitoj”, ka shkruar Nuri Seferi në profilin e tij zyrtar.

Duelin  e radhës Nuri Seferi e zhvillon kundër Damir Beljo në qytetin e Mostarit më 15 shtator.

Kush është dhe nga vjen Marco Huck?

Në Rrafshnaltën e Peshterit, shumë afër kufirit të Serbisë dhe Malit të Zi, në zemër të Sanxhakut gjendet fshati Uglla ( boshnjakisht: Ugao). Ky fshat me gjenerata të tëra është banuar nga Hukajt . Por nga ky vendbanim janë edhe familjet për ne të njohura, Uglanin, Plakiqët etj. Malësorët Smaili, Zaimi, Bajra e Osmani janë mësuar të jetojnë në kushte të ashpra të jetës malësore. Në hyrje të fshatit në anën e majtë janë të vendosura shtëpitë e Hukajve, pra plaku Osmani dhe vëllezërit e tij. Rasim Hukiqi në vitin 1993 me gruan e tij Biseren dhe katër fëmijët u largua nga vendëlindja e tyre sepse Jugosllavia e atëhershme ishte përfshirë nga lufta. Ata u vedosën në qytetin gjerman Bielefeld .
Një nga fëmijët ishte edhe tetë vjeçari Muamer Hukiqi , i cili klasën e parë të shkollës fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes Uglla (Ugao).

Muamerin, dhjetëvjeçarin e zhdërvjedhët, babai e regjistroi në shkollën e sporteve luftarake . Në këtë shkollë ai fitoi njohuritë e para të karatesë dhe më pas u orientua në Kik Boks. I ati i tij, Rasimi, gjatë gjithë kohës punoi punë të rënda të ndërtimtarisë por nuk kurseu mjetet dhe mundin që birin e tij ta dërgoj rregullisht në stërvitje.

Për ditët e tij të shkollës Muameri thotë : " Nuk e kam ditë gjuhën, isha i ri në at mes dhe kam qenë i detyruar të tregohem i suksesshëm. Kur u rrita pak, i mbusha 12-13 vjet kam qenë shumë i fortë fizikisht, më i forti në shkollë. Kur dikush nga të rriturit donte ta rrihte ndonjë moshatar timin, vinin tek unë dhe unë i mbroja dhe për këtë arsye edhe më donin".
Turniri për titullin e kampionit evropian të vitit 2002 në Kik Boks ishte në Lido di Jesolo të Italisë. Muameri shtatëmbëdhjetëvjeçar pas shtat luftimeve të ashpra, në finale fitoi kundër 27 vjeqarit Sllobodan Marinkoviq, i cili ishte nga Kraleva e Serbisë. Muamerit trofeun ia dorëzoi Borislav Peljeviq përfaqësues i Federatës së Kik Boksit të Serbisë. Në këtë duel, sikurse edhe në tjetrin me radhë për titull të botës ishte i shoqëruar nga i ati Rasimi.
Kampioni thotë : "Si 15 vjeçar kam fituar brezin e zi në karate, kam qëndruar në kik boksi dhe si 17 vjeçar kam qenë kampion i Evropës. Babai ishte i detyruar të nënshkruajë një leje të veçantë në mënyrë që të kisha të drejt të marr pjesë në gara dhe kur në Paris, një vit më vonë , fitova titullin e kampionit të botës, kam thënë: mjaft. Kam kuptuar se kam nevojë për sfida të reja dhe i i jam kthyer boksit. Tash po shihet se ky ka qenë një hap i qëlluar”.

Luan i ri në kërkim të sfida e të reja shkon të sprovohet në kampin Sauerland. Në " provë " boksoi të katër raundet me partnerin edhe pse mendonin se nuk do të zgjasë një raund. Menjëherë pas këtij dueli nënshkruan kontratën e parë profesionale dhe kalon në Berlin.

Trajner i tij bëhet Uli Wegner, madje Muameri merr emrin sportiv Marco Huck, tashmë i njohur në botën e boksit me këtë emër . Aty tregoi stilin e tij agresiv luftarak të cilin publiku e dëshironte, qëndrueshmërinë, forcën, ekskluzivitetin dhe mentalitetin e fituesit.
Hukiqi depërtoi me shpejtësi në majat më të larta të boksit botërorë . Me radhë mundi kundërshtarët e tij, Michael Sims , Claudi Rasko, Pietro Baurin etj,. Hukiqi titullin e të parit në botë e fitoi në qytetin gjerman të Halle, në gusht të vitit 2009 pasi arriti ta mund Argjentinasin Victor Emilio Ramirez.
Muamer Hukiqi në karrierën e tij deri më tani ka vetëm dy humbje dhe një barazim dhe 37 fitore (25 me nokaut). Mbrojti 12 herë titullin e kampionit në versionin e WBO në kategorinë kruzer.
Hukiqi është shumë i popullarizuar dhe një nga më të preferuarit në Gjermani, ai gjithmonë thekson mirënjohjen për vendin ku arriti ta realizoj ëndrrën e tij.

Me kujdes të madh miqtë e tij në Sanxhak i përcjellin meçet e tij dhe fitoret ia festojnë në mënyrë të veçantë . Kur i ipet mundësia vjen në Novi Pazar për të vizituar gjyshin, gjyshen, të afërmit dhe qytetarët e tjerë . Ai ndihmon financiarisht dhe promovon ngjarjet sportive në Sanxhak ku gjithmonë i organizohet pritje e ngrohtë.

Kampioni i botës Muamer Hukiq (Marco Huck) para disa javëve, duke i parë reagimet e shumta të tifozëve shqiptar të cilët e kërkojnë me padurim një rematch me Nuri Seferin dhe në shumë komente e sulmonin boksierin me prejardhje nga Sanxhaku, ai ka reaguar në gjuhen shqipe. "Shqiptarët janë vëllezërit e mi, ju dua me gjithë zemër" ky ishte komenti i shkruar bukur në gjuhen shqipe nga Muameri./kokajnet/

Kthehu mbrapa

Shto koment