Nuk ka rahati për Mbretërit

14.02.2013 (komentet: 0)

Ka përfunduar me rezultat 1-1 supersfida e futbollit evropian zhvilluar në Santiago Bernabeu, ku Manchester United ka arritur një rezultat shumë pozitiv ndaj Real Madridit para ndeshjes kthyese në Old Trafford. Ndeshja filloi në mënyrë të jashtëzakonshmë. Ronaldo bëri një donacion dhe u shfaq tejet në formë në fazën warm-up. Atmosfera në Bernabeu ishte e mrekullueshme.

 

 

Reali e filloi më mirë takimin. Menjëherë Los Blancos u shfaqën të rrezikshëm me anë të Angel Di Marias dhe Cristiano Ronaldos, të cilët ishin pranë golit.

Mundësinë më të mirë në fillim të takimit e pati Fabio Coentrao, që e qëlloi shtyllën pingule të portierit David De Gea.

Vetëm pak minuta më pas, ky dominim nuk u përmend më, pasi nga një goditje nga këndi e Robin Van Persiet i sakt me kokë u tregua Danny Welbeck që realizoi për qetësinë e menaxherit Sir Alex Ferguson dhe epërsinë e Djajve (20’).

Reali nuk u ndal dhe United e kishte të vështirë që të shtrinte dominimin në këtë takim.

Një harkim të mirë në zonë në mënyrë elegante e shfrytëzoi Cristiano Ronaldo (30’), i cili realizoi për 1-1 dhe barazimin e rezultatit ndaj ish ekipit të tij.

Reali e vazhdoi sfidën me dominim, por mbrojtja e Manchester United u tregua stabile dhe goditjet e Ronaldos dhe Di Marias përfundonin pranë portës.

Në pjesën e dytë u zhvillua jo më ndryshe nga fraksioni i parë – spektakolare.

United e filloi më mirë pjesën e dytë, por Real Madridi u tregua shumë i rrezikshëm me anë të Ronaldos që tentoi të shpërthente. Di Maria në një moment ishte pranë golit, por nuk ia arriti të realizonte.

Një moment kontravers u regjistrua kur Danny Ëelbeck është ndalur nga lojtari i fundit madrilen, Raphael Varane, por gjyqtari mendoi se ishte ndërhyrje e pastërt.

Pas një ore lojë, United u mbyll, por më pas gjërat ndryshuan. Pas një mundësie të Ronaldos të bllokuar nga Ferdinand, United kishte dy mundësi ultimative. Van Persie së pari qëlloi shtyllën, dhe më pas ishte edhe pranë golit, kur nga vija fatale Sergio Ramos e largoi topin.

Real Madridi u përgjigj menjëherë me anë të një goditje të Higuain, që për pak sa nuk përfundoi në portë.

Në minutën e 75-të u inkuadrua Luka Modric, që ndryshoi lojën e Realit kryesisht të orientuar në krah, teksa United e ‘parkoi’ përsëri autobusin para portës.

Vetëm pak pas inkuadrimit të Modric, Mesut Ozil u gjend mirë para portës, por goditja e tij u bllokua më pas për një goditje tjetër të fuqishme, e cila u ndal nga David De Gea, i cili ishte njeriu kryesor pse United nuk pranoi më shumë gola në këtë supërsfidë.

United e pati mundësinë për të siguruar kualifikimin, kur Ryan Giggs nuk shfrytëzoi një hapësirë të lënë bosh nga një lojtar i rrëshqitur i Real Madridit. Goditja u bllokua nga dy mbrojtës të Realit.

Në fund Ronaldo ishte pranë golit të fitores, por nuk arriti që të plasonte goditjen vendimtare, teksa ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

video

Pas barazimit me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë është Manchester United që ka avantazhin për shkak të golit si mysafir. Me rezultat 0-0 në Old Trafford United do të kualifikohej tutje, mirëpo sigurisht se do të jetë një ndeshje e zjarrtë në Angli.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment